Startwien logo

willkommen in wien!

Die Stadt Wien hat mit ihrer Abteilung für Integration und Diversität (MA 17) ein umfangreiches, vielfältiges Paket für Sie geschnürt, um Sie bei Ihrem Einstieg in Wien zu unterstützen. Machen Sie davon Gebrauch! Wir freuen uns auf Sie.

Terminvereinbarung Startcoaching und Terminauskunft Deutschkurse und Info-Module: Tel: 01/90 500 36 - 01

Bonot vjeneze për mësimin e gjuhës

Qyteti i Vjenës ju përkrah në mësimin e gjuhës gjermane me bono. Bonot vjeneze për mësimin e gjuhës i gjeni në tri fletë të fundit të pasaportës suaj vjeneze të arsimit (faqet 27 deri 32). Ju lutemi t’i MOS prisni!

Marrja e parave kundrejt bonove nuk është e mundshme.

Si mund të përdoren bonot?

  • Bonot mund të përdoren vetëm te një organizator kursesh i certifikuar nga Seksioni 17 i Bashkisë.
  • Në faqen e prapme bonot duhet të vulosen nga një partner i autorizuar. Vetëm atëherë janë të vlefshme. Vula mund të merret pas pjesëmarrjes në një modul informimi.
  • Për çdo kurs mund të përdoret nga një bono. Merrni me vete pasaportën tuaj të arsimit, kur regjistroheni tek organizatori i kursit tuaj.
  • Në rast të ofertave në bllok (disa nivele në një kurs) mund të përdoren edhe disa bono në të njëjtën kohë. Këtë informacion e merrni gjatë regjistrimit tek organizatori i kursit tuaj.
  • 30 muaj pas lëshimit bonot bëhen të pavlefshme. Datën e skadimit e gjeni në faqen e parë të pasaportës suaj të arsimit.

Mos harroni, ju lutem, të vini në institucionin e kursit tuaj herën e parë i/e pajisur me të gjitha bonot si edhe me një dokument identiteti me fotografi që duhet të paraqitet!