Startwien logo

willkommen in wien!

Die Stadt Wien hat mit ihrer Abteilung für Integration und Diversität (MA 17) ein umfangreiches, vielfältiges Paket für Sie geschnürt, um Sie bei Ihrem Einstieg in Wien zu unterstützen. Machen Sie davon Gebrauch! Wir freuen uns auf Sie.

Terminvereinbarung Startcoaching und Terminauskunft Deutschkurse und Info-Module: Tel: 01/90 500 36 - 01

Partneret dhe partnerët e pasaportës vjeneze të arsimit

MA 17 – Për integrimit dhe larmishmëri

Në administratën e Qytetit të Vjenës Seksioni 17 i Bashkisë është kompetent për organizimin e masave dhe të projekteve për nxitjen e barazisë së të drejtave dhe të shanseve të imigranteve dhe të imigrantëve. Në këtë rast i përkrah të gjithë vjenezët në krijimin e marrëdhënieve sa më të mira me njëri-tjetrin.

Përveç subvencionimit të masave të përvetësimit të gjuhës dhe të larmishmërisë Seksioni 17 i Bashkisë përkrah projekte për këshillimin, shoqërimin dhe fuqizimin e migranteve dhe të migrantëve për forcimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore dhe nxitjen e sensibilitetit dhe të kompetencës ndërkulturore. Një pikë qëndrore e punës së seksionit është krijimi i një rrjeti dhe komunikimi i rregullt me organizatat dhe shoqatat e migranteve dhe të migrantëve.


Kontakt:
Addresse: 1080 Vjenë, Friedrich-Schmidt-Platz 3
Telefonnummer: 01/4000 81510
E-mail Adresse: post@ma17.wien.gv.at
Homepage: www.integration.wien.at

Pasaporta vjeneze e arsimit – e subvencionuar me mjetet e Seksionit 17 të Bashkisë – është shoqëruesja juaj në punë dhe për arsimin në qytet.

Seksioni 35 i Bashkisë - imigrim dhe nënshtetësi

Seksioni 35 i Bashkisë përgjigjet për imigrimin, për të gjitha çështjet e nënshtetësisë austriake.

Në rast të pytjeve në lidhje me qëndrimin tuaj mund t’i drejtoheni Seksionit 35.


Kontakt:
Addresse: 1200 Vjenë, Dresdner Straße 91, blloku C
Telefonnummer: 01/4000 3535
E-mail Adresse: service@ma35.wien.gv.at
Homepage: www.wien.gv.at/verwaltung/einwanderung/

 

 

waff – Fondi për nxitjen e punëmarrëseve dhe të punëmarrësve të Vjenës

waff-i është një institucion i Qytetit të Vjenës për një politikë aktive të tregut të punës që ofron informim dhe këshillim në lidhje me profesionin për punëmarrësit vjenezë dhe punëmarrëset vjeneze dhe nxit arsimin e mëtejshëm profesional. Një ofertë e waff-it është informimi i parë mbi profesionin. Në këtë rast është fjala për një program informativ në gjuhën amtare në të cilin informoheni për çdo gjë në lidhje me të drejtat, detyrimet dhe shanset tuaja në tregun e punës. Veçanërisht ata persona që kanë imigruar në kohën e fundit dhe që kanë hyrje të lirë në tregun e punës ose do ta kenë sipas parashikimeve brenda një viti përfitojnë nga ky informacion bazë i plotë.

Informimi i parë mbi profesionin ofrohet në këto gjuhë: shqip, arabisht, boshnjakisht/ kroatisht/serbisht, bullgarisht, kinezçe, gjermanisht, anglisht, farsi, hindi/punxhabi, polonisht, spanjisht, rumanisht, rusisht, turqisht, çekisht/sllovakisht dhe hungarisht.

Informohuni në „startcoaching“ të Seksionit 17 të Bashkisë mbi takimet e ardhshme në gjuhën tuaj dhe merrni pjesë në informimin e parë mbi profesionin në waff!


Kontakt:
Addresse: waff Qendër konsultimi për profesionin dhe arsimin e mëtejshëm 1020 Vjenë, Nordbahnstraße 36/shkalla 1/kati i 4-të (3. Stock) djathtas
Telefonnummer: 01/217 48 555
E-mail Adresse: bbe@waff.at
Homepage: www.waff.at

waff-i është në dispozicionin tuaj edhe pas pjesëmarrjes suaj në informimin e parë mbi profesionin për një këshillim profesional dhe pyetjet në lidhje me mundësitë e subvencionimit të arsimit profesional ose të arsimit të mëtejshëm profesional.

Perspektive - Konsultore për njohjen e kualifikimeve dhe arsimin e mëtejshëm Qendër konsultimi për migrantë dhe migrante

Këtu mund të informoheni mbi ‚rregullat e lojës’ në tregun austriak të punës, mbi sektorët dhe profilet e aktiviteteve, ku profilet e kualifikimit ndryshojnë nga ato të vendit tuaj të origjinës, mbi mundësit të arsimit (të mëtejshëm) dhe të marrjes së subvencioneve, mbi njohjen/nostrifikimin e kualifikimeve me të cilat keni ardhur.

Ju merrni një këshillim profesional, një këshillim për arsimin dhe arsimin e mëtejshëm dhe do të shoqëroheni në arsim dhe në arsimin e mëtejshëm si edhe në procedurat e njohjes.

Këshillimi ofrohet në gjuhën gjermane, boshnjake/kroate/serbe, arabe, kineze, angleze, frënge, perse, polake, portugeze, ruse dhe spanjolle.


AMS – Shërbimi i tregut të punës

Shërbimi i tregut të punës – i shkurtuar AMS – është ndërmarrja më e rëndësishme e shërbimeve në tregun austriak të punës. Ai ndërmjetëson forcat e punës për vende të lira dhe përkrah kërkuesit e punës dhe ndërmarrjet nëpërmjet konsultimeve, informacioneve, kualifikimeve dhe subvencionimeve financiare.

Që nga momenti kur keni të drejtë për të filluar një punë dhe dëshironi të punoni, mund të lajmëroheni te zyra e Shërbimit të tregut të punës kompetente për lagjen tuaj si person që kërkon punë.

Të hënave deri të enjteve nga ora 7:30 deri në orën 16:00
Të premteve nga ora 7:30 deri në orën 15:30


Kontakt:
Telefonnummer: 01/878 71
E-mail Adresse: ams.servicelinewien@ams.at
Homepage: www.ams.at/wien

AK-ja Vjenë

Dhoma e Punëtorëve Vjenë (AK-ja Vjenë) ka në Vjenë rreth 800.000 anëtarë – Të gjithë punëtorët dhe nëpunësit si edhe bashkëpunëtorët e lirë në Vjenë janë anëtarë të AK-së Vjenë. Ajo përfaqëson interesat profesionale, ekonomike, shoqërore dhe kulturore të anëtarëve të saj. Anëtarët e saj këshillohen dhe përfaqësohen falas në rast të problemeve të së drejtës së punës dhe të çështjeve sociale si edhe në shumë çështje të tjera. Përveç kësaj AK-ja Vjenë ofron një përkrahje financiare në rast të kualifikimit të mëtejshëm profesional me bonon e saj të arsimit. AK-ja Vjenë ka përveç qendrës në Prinz Eugen Str. 20-22 në lagjen 4 edhe qendra këshillimi në Ottakring, Floridsdorf dhe Liesing.


Kontakt:
Telefonnummer: 01/50165 - 0
Homepage: www.wien.arbeiterkammer.at

WKO Wien – Dhoma e Ekonomisë Vjenë

Dhoma e Ekonomisë Vjenë është përfaqësia ligjore e mbi 110.000 sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve të Vjenës dhe ofron anëtarëve të saj shërbime të gjëra në të gjitha fushat tematike të rëndësishme: duke filluar nga konsultimet për krijimin e një firme dhe për çështje juridike deri te çështjet e përforcimit shoqëror dhe të përkrahjes në krijimin e bashkëpunimeve dhe të rrjeteve. Përveç kësaj, mbi 70.000 veta me punë të pavarur, punëmarrës dhe çirakë marrin pjesë në çdo vit në kurset e kualifikimit dhe të kualifikimit të mëtejshëm të Dhomës duke e shndërruar Dhomën e Ekonomisë Vjenë në njërën prej organizatave më të mëdha të kualifikimit në Austri. Prandaj Dhoma e Ekonomisë Vjenë nuk është vetëm një institucion kompetent për t’u kontaktuar për sipërmarrësit dhe ata që duan të krijojnë një ndërmarrje, por për të gjithë që duan të shfrytëzojnë njërën prej ofertave më të mëdha dhe të gjëra të kualifikimit dhe të kualifikimit të mëtejshëm në Austri. Na vizitoni në faqjen tonë të Internetit dhe informohuni mbi shërbimet tona!


Kontakt:
Telefonnummer: 01/514 50 1050
Homepage: www.gruenderservice.net
Homepage: www.biwi.at
Homepage: www.wifi.at

Vjenë Agjencia Biznes

Vjenë Agjencia Biznes përkrah që 30 vjet në mënyrë aktive zhvillimin e Vjenës si qendër ekonomike. Në cilësinë e pikës së parë të kontaktit për ndërmarrje kombëtare dhe ndërkombëtare Vjenë Agjencia Biznes ofron subvencionime financiare, objekte të patundshme, një konsultim të përshtatshëm dhe aktivitete për tërheqjen e ndërmarrjeve. Për sipërmarrëset dhe sipërmarrësit me sfond migrimi ekziston tek Vjenë Agjencia Biznes një seksion i veçantë, Migrant Enterprises, që ofron informacione dhe konsultime në shumë gjuhë. Të gjitha shërbimet e Vjenë Agjencisë Biznes janë falas.


Interface Wien

Interface Wien është shoqëri (GmbH) jofitimprurëse e Vjenës dhe promovon integrimin e përgjithshëm shoqëror të fëmijëve, rinisë dhe të rriturve me një prejardhje migracioni. Me masat e arsimit-, informimit - dhe këshillimit me qëllim përmirësimin e aftësive bazë dhe të forcojë aftësinë dhe gatishmërinë për participim të barabartë, Interface Wien ndihmon për të përmirësuar bashkëjetesën në Vjenë.

Ofertat e Interface Wien janë: workshop arsimimi për të rinjtë, prindërit dhe fëmijët,
nga fillimi shoqërim për azilkërkuesit dhe subsidiär Schutzberechtigte –personat me mbrojtje plotësuese, gjuhë dhe integrimin në tregun e punës.

Më shumë informacion në lidhje me kurset dhe këshillim nga Interface Wien nën: www.interface-wien.at


Kontakt:
Addresse: 1040 Wien, Paulanergasse 3/1
Telefonnummer: +43 1 524 50 15 0
E-mail Adresse: info@interface-wien.at
Homepage: www.interface-wien.at

Die Wiener Volkshochschulen

Wiener Volkshochschulen (VHS) është institucioni më i madh i arsimit për të rriturit në Austri dhe në gjithë Vjenën janë prezent.
Detyra e tyre është të lehtësojnë qasjen në arsim për të gjithë njerëzit.
Prandaj ofertat pamvarësisht arsimit, gjendjes soziale dhe origjinës janë të hapura për të gjithë. Çdo vit, më shumë se 20.000 kurse ofrohen, workshops - seminare, përfundime te shkollave dhe arsimit bazë, kurse nga shumë fusha të ndryshme të dijes, gjuhë, të biznesit dhe personale, kompjuter dhe multimedia, teknik, natyrës dhe mjedisit, artit dhe kulturës, politikës dhe shoqërore, shëndetit dhe stërvitjes, për fëmijët dhe prindërit.

Informacion në lidhje me kurset tona mund ti gjeni në webfaqen tonë www.vhs.at


Kontakt:
Addresse: Die Wiener Volkshochschulen GmbH - 1090 Wien, Lustkandlgasse 50
Telefonnummer: 01-893 00 83
E-mail Adresse: info@vhs.at
Homepage: www.vhs.at