Startwien logo

willkommen in wien!

Die Stadt Wien hat mit ihrer Abteilung für Integration und Diversität (MA 17) ein umfangreiches, vielfältiges Paket für Sie geschnürt, um Sie bei Ihrem Einstieg in Wien zu unterstützen. Machen Sie davon Gebrauch! Wir freuen uns auf Sie.

Terminvereinbarung Startcoaching und Terminauskunft Deutschkurse und Info-Module: Tel: 01/90 500 36 - 01

Modulet e informimit

Modulet e informimit janë aktivitete informuese në lidhje me temat që do t’ju mundësojnë një orientim më të shpejtë dhe më të mirë në Vjenë. Do t’ju flasin eksperte dhe ekspertë në një prej gjuhëve të preferuara prej jush. Këto aktivitete mund t’i shfrytëzoni edhe për të bërë pyetje.

Në vazhdim të aktiviteteve në të cilat do të merrni pjesë do të merrni një vulë mbi njërën prej bonove për mësimin e gjuhës dhe në pasaportën tuaj të arsimit. Me këtë vulë bonoja bëhet e vlefshme dhe mund ta thyeni te një organizator kursesh i certifikuar.

Luteni ta merrni me vete pasaportën vjeneze të arsimit për çdo aktivitet!
Mos harroni, ju lutem, të kërkoni në fund të një moduli të vërtetohet pjesëmarrja juaj në pasaportën tuaj të arsimit!

Nëse doni të dini kur organizohen sa më afër aktivitete, luteni ta thirrni numrin 01/90 500 36 – 01 (në gjuhën gjermane), 01/90 500 36 – 04 (në gjuhën angleze) ose 01/90 500 36 – 03 (në gjuhën boshnjake/serbe/kroate). Oraret i gjeni edhe në Internet: www.startwien.at

Modulet e ofruara


 

StartWien – Profesioni

Nëse doni të punoni në Austri, ju rekomandojmë informacionin e parë mbi jetën profesioniale te waff-i. Atje mund të merrni në gjuhën tuaj amëtare një këshillim të parë në lidhje me hyrjen në tregun e punës dhe informacione të tjera të vlefshme. Punonjëset dhe punonjësit e waff-it do të mbledhin bashkë me ju kualifikimet tuaja, aktivitetet e deritanishme dhe dëshirat tuaja profesionale. Do t’ju dërgohet pas kësaj një fletë me të dhënat tuaja të përkthyera në gjuhën gjermane që më vonë është mirë ta merrni me vete për takimin e parë në Shërbimin e Tregut të Punës. Kjo fletë do të jetë në takimin tuaj të parë në Shërbimin e Tregut të Punës një ndihmë e vlefshme për ju si edhe për punonjësen/punonjësin që do t’ju këshillojë.

StartWien – Njohja e kualifikimit

Ju keni ushtruar në vendin tuaj të origjinës një profesion, keni kryer një kualifikim profesional, një shkollë ose studime të larta dhe doni të informoheni mbi mundësitë e njohjes së kualifikimeve të marra në botën e jashtme. Në konsultoren e njohjes së kualifikimeve dhe të kualifikimit të mëtejshëm do të këshilloheni në një bisedë personale në lidhje me të gjitha pyetjet. Ngaqë bëhet fjalë në këtë rast për një këshillim individual, luteni të lini një takim direkt te konsultorja e njohjes së kualifikimeve dhe e kualifikimit të mëtejshëm (qëndra e kompetencës) nën numrin e telefonit 01/58 58 019. Këshilloheni vetëm pas lënies së takimit nëpërmjet telefonit!

StartWien – E drejta e qëndrimit (Te detyruarit vetem per IV)

Në kuadër të ketij moduli trajtohet qështja e lejeqëndrrimit (si p.sh. Vazhdimi i lejes, format e lejëqendrrimit etj.) si dhe ipen informata për rrugën deri te marrja e shtetësisë Austriake.

StartWien – Bashkëjetesa

Në këtë modul keni mundësinë të bisedoni në një atmosferë të shtendosur dhe në gjuhën tuaj amëtare me një bashkatdhetare/ një bashkatdhetar që dikur ka imigruar në Vjenë dhe jeton këtu prej kohësh mbi përvojat dhe pikasjet tuaja të para në Vjenë. Gjatë kësaj bisede mund të shkëmbeni me njerëz të tjerë përshtypjet tuaja personale për Vjenën dhe banoret/banorët e saj.
Në këtë rast merrni informacione të vlefshme dhe këshillëza të mira për të përballuar më mirë jetën e përditshme në Vjenë. Ky modul do të shërbejë për t’ju mundësuar të filloni jetën tuaj ‚të re’ në këtë qytet me më pak stres.

StartWien – Shëndeti

Këtu do t’u jepen përgjigje pyetjeve të rëndësishme në lidhje me fushën e shëndetësisë në gjuhën tuaj amëtare: Kur jam i/e siguruar? Ç’është një E-Card? A ka mjeke/mjekë në Vjenë që flasin gjuhën time? Ç’farë duhet të bëj kur mbetem shtatzënë? Ç’është një pasaportë nënë-fëmijë? Ç’farë vaksinimesh janë të rëndësishme? Ku duhet të drejtohem, nëse sëmurem në fund të javës ose natën? Ç’farë duhet të bëj, nëse fëmija im u plagos? Cilët numra të rëndësishëm të urgjencës duhet t’i di? Në ç’farë rrethanash mund ta thërras ambulancën? Në cilat raste shkoj në një urgjencë në spital? Ç’farë shërbimesh mjekësore duhet t’i paguaj edhe pse jam i/e siguruar? Ç’farë ofertash ka në qytet në fushën e shëndetësisë?

StartWien – Arsimi

Këtu mund të merrni informacione të rëndësishme për arsimimin e fëmijës suaj: Ku mund ta çoj fëmijën tim nën tre vjeç, kur jam unë në punë? Kur mund të fillojë fëmija im të shkojë në kopshtin e fëmijëve? Ç’farë kopshtesh për fëmijë ka në Vjenë? Ku mund ta regjistroj? Sa duhet të paguaj për përkujdesjen e fëmijës? Ç’farë kuptohet me edukim parashkollor? Në ç’farë moshe fillon në Austri detyrimi shkollor dhe për sa vjet? Si funksionon regjistrimi në shkollë? Fëmija im ka një moshë në të cilën detyrohet të shkojë në shkollë dhe do të vijë gjatë vitit shkollor në Vjenë. Ç’farë duhet të bëj? Ç’farë mundësish nxitjeje ka për fëmijën tim për ta mësuar gjuhën gjermane? Ç’farë duhet të di unë në përgjithësi mbi organizimin e shkollave në Vjenë? Ç’farë lloj shkollash ekzistojnë? Citat janë mundësitë e përkrahjes financiare për fëmijët në kopshtin e fëmijëve dhe në shkollë? Ku mund të informohem për më shumë detaje në rast kam pyetje? Ç’farë ofertash ka në Vjenë për prindër me fëmijë të moshës në të cilën janë të detyruar të shkojnë në shkollë?

StartWien – Banimi

Në këtë modul merrni informacione në gjuhën tuaj amëtare në lidhje me banimin: Për ç’farë duhet të mendoj kur kërkoj një banesë? Ku mund të kërkoj një banesë? Ç’farë lloj banesash ka (me qira, kooperativa, pronë private)? Ç’farë do të thotë kategori banesash? Ç’farë lloj kontratash për marrjen me qira ka? Ç’farë është qiraja, ç’farë kuptohet me koston për mirëmbajtjen? Cilat janë detyrat e administratave të pallateve? Kur është mirë t’i drejtohem administratës së pallatit? Ç’farë do të thotë garanci, shlyerje, tarifa e ndërmjetësit? Kur mund të denoncohet kontrata ime e qirasë? Ç’farë shkruhet në rregulloren e pallatit? Ndarja e plehrave – si funksionon kjo? Ku mund të drejtohem, nëse kam pyetje në lidhje me çështjet e qirasë?

StartWien – Bota e punës

Ç’farë do të thotë AK (Dhoma e Punëtorëve) dhe ç’farë bën ajo? AK-ja ka në Austri mbi 3 milionë anëtarë, në Vjenë 800.000. Atje mund të këshilloheni falas në të gjitha çështjet e rëndësishme (e drejta e punës, sigurimi shoqëror dhe shumë gjëra të tjera). Ka edhe një përkrahje financiare si „bonon e AK-së për arsimin“ (100 euro në vit). Në këtë modul do të informoheni për të drejtën e punës (Ç’farë mund të bëj në rastin e shpalljes së largimit nga puna? Ç’farë do të thotë „heqja nga puna“? Sa ditë pushimi kam unë?), për asistencën e papunësisë dhe për asistencën e jashtëzakonshme (Kur kam të drejtë? Për sa kohë mund të merren paratë? A është i domosdoshëm frekuentimi i një kursi kualifikimi të mëtejshëm?) dhe për sigurimin shoqëror (Ç’farë është sigurimi ndaj aksidenteve? Kur mund të merret një pension? Sa i lartë është pensioni? Ç’farë do të thotë „vlerë referimi për shtesën kompensuese“?). Të gjitha këto janë pika shumë të rëndësishme në botën austriake të punës. Të gjithë ata që punojnë ose duan të punojnë në Austri kanë nevojë për këto informacione. Ju mund të bëni edhe pyetje. Në rast të pyetjeve shumë të komplikuara lihet një takim personal tek AK-ja.

StartWien – Themelimi i një ndërmarrjeje

Informacione në lidhje me themelimin e një ndërmarrjeje tek Agjencia e Ekonomisë së Vjenës
Në Agjencinë e Ekonomisë së Vjenës do të gjeni informacione dhe përkrahje, nëse doni të themeloni një ndërmarrje në Vjenë. Atje funksionon zyra e kontaktit „Migrant Enterprises“, e cila ofron konsultime në gjuhën tuaj amëtare. Prej saj mund të merrni informacione të vlefshme për themelimin e një ndërmarrjeje dhe për problemet e financimit, një përkrahje në marrëdhëniet me zyrat dhe autoritetet si edhe një informacion të përgjithshëm mbi sipërfaqe të lira për ndërmarrje. Përveç kësaj keni mundësinë të merrni pjesë pas një konsultimi të parë personal në disa aktivitete informative në gjuhë të ndryshme në lidhje me tema të rëndësishme për ndërmarrjet, siç janë kontabiliteti, tatimet ose marketingu. Ju lutemi të lini një takim për konsultimin e parë individual direkt me Migrant Enterprises me numrin e telefonit 01 / 4000 86174 ose e-mail migrant.enterprises@wirtschaftsagentur.at. Konsultimi bëhet pas lënies së një takimi!